Juventus kërkon sulmues, del në skenë emri i brazilianit të Manchester Cityt

491
Sigal

Maurizio Sarri i dha një shans tjetër këtë verë Gonzalo Higuainit, që të mbetet te Juventusi, por sulmuesi argjentinas nuk po bind dhe shpeshherë është nisur nga stoli, ndërsa drejtuesit e klubit bardhezi kanë filluar të mendojnë për një tjetër sulmues për sezonin e ri.

Ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi, mbetet në krye të listës.

Icardi këtë sezon po luan në huazim te Paris Saint Germain, por së fundi ka dalë në skenë një tjetër emër i bujshëm, braziliani i Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Ambienti në klubin anglez nuk është fort i qetë, pas bllokimit që UEFA u bëri për dy sezone në kupat europiane, dënim që nëse do të konfirmohet edhe në apel, do të pasohet me një eksod futbollistësh nga City.

Megjithatë sulmuesi brazilian nuk ka luajtur rregullisht kohët e fundit, pasi në shumicën e rasteve Guardiola ka preferuar Sergio Agueron, ndaj drejtuesit e klubit anglez do të ishin të hapur të negocionin shitjen e Gabriel Jesus, për një shifër prej minimalisht 70 milionë eurosh.