Turqia dënon 28 ushtarakë me burgim të përjetshëm për puçin e 2016

636
Një gjykatë turke dënoi sot me burgim të përjetshëm 28 ushtarakë të cilët i cilësoi si fajtorë sepse ishin munduar të merrnin kontrollin e një aeroporti të Stambollit gjatë përpjekies së grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016, sipas medias.
Siapas agjencisë së lajmeve “Dogan”, ushtarakët, mes të cilëve figurojnë tetë oficerë, u njohën si fajtorë sepse “ishin përpjekur të shkelnin rendin kushtetues”.
Ata akuzoheshin se kishin kërkuar, gjatë mbrëmjes së 15 dhe 16 korrikut 2016, të merrnin me forcën e armëve aeroportin ndërkombëtar “Sabiha Gokçen”, që ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit.
Që prej korrikut 2016, rreth 50 000 persona u arrestuan dhe më shumë se 140 000 të tjerë u janë shkarkuar ose pezulluar nga detyra.
Sigal