Ja si të dukeni tipa të zgjuar në një takim

535
Eleminoni pauzat
Vetëbesimi perceptohet si në zërin tuaj, ashtu edhe në gjuhën e trupit që shfaqni. Siç mund ta keni vënë re në cilindo panel, aktivitet politik, apo takim biznesi me disa folësa, “fituesi” i bisedës është zakonisht personi që flet më energjitikisht dhe rrjedhshëm. Pauzat e shumta ju bëjnë të ndiheni të pasigurtë në vetvete, dhe nëse ju jeni të pabindur nga idetë tuaja, si mund të bindni të tjerët?
Shmangni fjalët e mëdha
Fjalët e mëdha mund të asociohen me inteligjencën në provime të rëndësishme, por në jetën reale një fjalor i mbushur me fjalë të mëdha ju bën si tipa që doni thjesht të dukeni, sikur po përpiqeni të rrëshkisni apo sikur po përpiqeni pak si shumë për të bërë përshtypje.
Pozicioni i pushtetshëm i trupit
Studiuesit thonë se shpesh herë mund ta gjejnë rezultatin e një debati apo takimi, pa u folur asnjë fjalë. Madje në 87% të rasteve. E vetmja gjuhë që u duhet? Gjuha e trupit. Sa i hapur apo i mbyllur është qëndrimi i trupit tuaj është një tregues se sa të hapur apo të mbyllur do të jeni ju ndaj avancimeve mendore, fizike dhe emocionale të të tjerëve. Dhe kjo hapje përcjell vetëbesim.
Uluni në qendër
Ku është vendi më i mirë për t’u ulur në tryezën e konferencave? Atje ku mund të dëgjoheni më mirë. Në këtë kuptim, nuk ka ‘vend të duhur” për të ulur por ka vende të gabuar ama. Mos u ulni kurrë tek muri, larg prej tryezës nëse keni ndërmend të merrni pjesë. Eshtë vendi që u lihet zakonisht atyre që vijnë shumë vonë dhe ikin shpejt.
Kur keni dyshime, ritheksoni pikat kyçe
Të dëgjuarit në mënyrë aktive mund të shpëtojë një bisedë të sikletshme dhe mund t’ju shpëtojë edhe fytyrën në një takim. Personi në pritje që në fund përmbledh pikat më të mira që kanë thënë të tjerët do të mbahet mend më mirë, se sa ata që i kishin idetë që në krye të herës.
Mendoni për profesorin tuaj të preferuar
Mendoni për personin më të zgjuar që njihni – mund të jetë një profesor, ose edhe nëna juaj e dashur. 10 minuta para takimit shkruani një listë me gjërat më pozitive që mbani mend nga ai person. Studimet psikologjike thonë që nëse e vendosni trurin të fiksohet pas gjërave pozitive të të tjerëve do ju bëjë më të prirur që t’i keni ato cilësi.
Sigal