Prej 16 ditësh i zhdukur, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të 43 vjeçarit në Lumin Drin

175
Sigal

Kanë kaluar 16 ditë na zhdukja e 43 vjeçarit dibran Tofik Xhika dhe akoma nuk ka asnjë shenje për gjendjen e trupit të tij në lumin Drin.

Ditën e sotme janë rikthyer në kërkime një njësi të polumbarëve të forcave speciale RENEA.

Polumbarët kanë kryer zhytje dhe kërkime nga mëngjesi i sotëm duke sfiduar edhe kushtet e pafavorshme të motit.

Temperaturat shumë të ulëta dhe era e fortë nuk janë në favorin e tyre, por kërkimet vazhdojnë në ujërat e ftohta të Drinit.