Tuneli i Llogarasë, Balluku bën bilancin: Vetëm 48 orë nga hapja, 22 mijë automjete kanë kaluar përmes tij

124
Sigal

Vetëm 48 orë nga hapja në tunelin e Llogarasë kanë kaluar 22 mijë automjete.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka ndarë në Facebook, pamje nga tuneli i Llogarasë.

“Tuneli i Llogarasë- 48 orë nga hapja, 22 mijë automjete kanë kaluar përmes tij”, shkruan Balluku bashkëngjitur videos së publikuar.

Tuneli i Llogarasë sot patur trafik të rënduar, pavarësisht se ka vetëm dy ditë që është hapur dhe duhet të lehtësonte kalimin në këtë aks.

Qindra pushues janë bllokuar për orë të tëra në radhë kilometrike, në dalje dhe brenda tunelit në tentativë për të shkuar apo për t’u kthyer nga plazhet.

Sipas disa raportimeve në disa media, trafiku është shkaktuar nga qytetarët kuriozë që kanë marrë makinat e tyre dhe kanë nxituar për të parë këtë vepër të infrastukturës rugore.

Kalimi në tunel këtë vit është falas, ndërsa vitin tjetër do të jetë pesë euro për makinë.