Trumpetat e pushtetit na rrëmbyen nga duart, timonin e vullnetit

379
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

KUR DO TË RILINDË HEKURUDHA SHQIPTARE?

Pafundësisht, vetëm duke u shkatërruar pa mëshirë nga të gjithe qeveritë që merrnin pushtetin, hekurudha shqiptare përfundoi vetëm në një imazh para gjithë botës. Në këtë mënyrë mbush me shqetësim të frikshëm stafin drejtues, punëtorët dhe ata që frekuentojnë trenin. Nuk u mundësua të frenojnë në kohën e duhur këtë pasivitet, kur ata që viheshin me trumpeta në krye të pushtetit na rrëmbyen nga duart, timonin e vullnetit dhe,  të shtyrë në mënyrë pasive dhe arrogante, lëkundën në stuhi fatin e kësaj ndërmarrje, që u shërben masave të gjera popullore dhe kompanive të mëdha shqiptare.

Këtu puna vazhdon, po si, ku, në ata puntorë të mbetur mbizotëron një paqetësi nervash dhe e një shpirti të coptuar. Menjëherë bie në sy mungesa e plotë e lidhjeve me botën. Ne jemi jashtë realitetit të fqinjëve tanë, pa lëre pastaj të Evropës. Ka një vafëri jetese, ku paga shkon deri në njëzet e tetë mijë lekë. Ka mjete ende të viteve 1980  deri 1988 dhe një rrjet hekurudhor  tejet të armotizuar. Makinisti përballet me kaosin e ndjenjave, po aq sa instikti i tyre i vetëdijshëm i ruajtes së patërtisë të figurës hekurudhore, bën gjithçka që favorizon stabilitetin, rregullat e normat, format dhe ligjet. Punëtori i mirëmbajtes punon ende me mjete primitive si qysqi, kazmë e lopatë. Trenistët nuk munden as të verifikojnë konsumin e karburantit, pasi nuk kanë aparate treguese.

E masin naftën e harxhuar sipas normës të përcaktuar nga disa inxhinierë mekanikë që kanë zhgarravitur disa vijëzime mbi shishe treguese, të cilat tregojnë vetëm praninë e karburantit në serbator, ku pothuajse në çdo shërbim të grafikut, do të ketë konflikte midis tyre, deri në kapje fizike. Mos të flasim për aksidentet që ndodhin shpesh në mbikalimet e palejueshme mbi kordonin hekurudhor. Qëndrime këto krejt të kundërta, të shërbyesit dhe drejtuesëve, që vazhdojnë në shumë këndvështrime, unë po zgjedh vetëm një, atë të nënshtrimit ndaj punës.

Rilindje! E pritur prej shumë vitesh, shumë fjalë dhe mjaft premtime të bujshme, që u përfocuan kohët e fundit, jo në drejtimin e perceptueshmërisë, por në kuptimin e mirëfilltë fizik të rikonstruksionit hekurudhor në të gjitha linjat eksiztuese, madje dhe me lidhjen e Rinasit e shtete fqinjë që i dikton vetë koha.

Ne punonjësit e hekurudhës shqiptare, jemi shumë të lodhur, zoti Rama. Forca shpirtërore, sekreti për të ruajtur veten, dëshira për t’iu dhënë me gjithë shpirt punës tonë në hekurudhë, po venitet. Ne nuk refuzojmë asnjë lloj kompromisi profesional me ju dhe shtetin shqiptar. Jo, çdo marrëveshje me vulgaritetin e fitimit praktik.