Tragjedi në Itali, i riu vret dy fëmijë dhe një të moshuar (VIDEO-FOTO)

230
Sigal

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Një 35-vjeçar ka vrarë dy fëmijë dhe një të moshuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ardea, pranë Romës.

Dy fëmijët e vrarë janë dy vëllezër, të moshës 3 dhe 8 vjeç dhe një burrë të moshuar që ishte me biçikletë.

Një person i katërt, një burrë që kishte nga shtëpia me një karrocë për të hedhur mbeturina, arriti t’i shpëtonte goditjeve.

Personi përgjegjës për vrasjen e trefishtë, një 35-vjeçar, menjëherë iku në shtëpi dhe pas disa orësh u rrethua nga policia vrau veten.

Tragjedia ndodhi në Colle Romito, në Ardea, një zonë  në periferi të Romës. Dy fëmijëve që po luanin para shtëpisë.

Mediat lokale shkruajnë se një burrë, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në rrugë në mënyrë krejtësisht ‘të çmendur’.