Aksident në Korçë, plagoset një person

202
Sigal

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushë, një autoveturë ka përplasur një biçikletë. Për pasojë, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.