Dënohet me gjashtë vite burg ndërtuesja, shiste disa herë të njëjtin apartament

276
Sigal

Gjykata e Tiranës ka dënuar me gjashtë vite burg ndërtuesen dhe biznesmenen Vjollca Hoxholli me akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda”.

Hoxholli u arrestua në vitin 2018, pas dyshimeve se në drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Sipas prokurorisë, ajo ka përfituar gati 318 mijë euro përmes mashtrimit.