Tifozi bie nga tribunat e stadiumit “Wembley” gjatë ndeshjes, në gjendje të rëndë!

169
Sigal

Një tifoz është dërguar me urgjencë në spital për shkak se mori dëmtime serioze pasi ra nga një prej tribunave të stadiumit “Wembley” në nisje të ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë për Grupin D. Incidenti raportohet të ketë ndodhur nga pakujdesia dhe atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë në ambientet e stadiumit, para se të dërgohej në spital. Ndërkohë tifoz tregon rrethanat e ngjarjes.

“Pamë që këmbët e tij kaluan një pengesë dhe më pas ai ra. U përplas në tokë dhe nuk lëvizi. Ra nga ballkoni direkt në beton”, tha një fans

Folësi i stadiumit “Wembley”  ndërkohë sqaroi incidentin: “Ne mund të konfirmojmë që një spektator ra nga tribunat menjëherë pas fillimit në ndeshjen midis Anglisë dhe Kroacisë. Atij iu dha kujdes mjekësor dhe më pas u dërgua në spital në një gjendje të rëndë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me UEFA për t’u siguruar që çështja të hetohet plotësisht dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën”