Mbyllen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së

139
Sigal

Janë mbyllur zyrtarisht zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm në Partinë Demokratike.

Pas një pushimi të shkurtër, pritet që në orën 19:30 të nisë numërimi i votave dhe të mësohet fituesi i këtyre zgjedhjeve për kreun e PD-së.

Qendrat e votimit të shpërndara në selitë e PD-së në Tiranë dhe rrethe e kanë mbyllur procesin e votimit.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit ku deri në orën 17:00, ku tha se dy orë nga përfundimi i votimit kanë votuar 33 mijë e 47 anëtarë ose 44% e numrit total.

Ai thekson se nuk ka pasur probleme gjatë procesit të votimit duke garantuar se në orët e fundit s’ka pasur as lëvizje të përfaqësuesve të kandidatëve.

‘Numri i votuesve 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%. Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë votuar. Në raport me 21 mijë anëtarë që ka Tirana, është 46%.

Nuk kemi problem të tjera në vazhdim, në 3-4 orët e fundit s’ka pasur lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. Dua t’ju bëj me dije dy verifikime që bëmë. Në Kombinat u paraqit, një me FB na del një emër i njohur nga mediat investigative që ka shkuar të votojë me pajisje, është larguar. Shpresoj mos shkojë në vend tjetër.

Një nga përfaqësuesit e kandidatëve, u informuam se 3 votues në Sarandë kanë votuar dhe në Vlorë e Gjirokastër, nuk rezulton, votuan vetëm në Sarandë. Tani po i përgjigjem përfaqësuesit.’- tha Gjana.