Harruan bombulën e gazit ndezur, merr flakë shtëpia në Tiranë/ Policia: Ka dëme materiale

199
Sigal

Një shtëpi private është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Tiranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa sipas policisë, banesa ka dëmtime të vogla materiale.

“Më datë 13.06.2021, rreth orës 18:10, në rrugën ”Niko Avrami”, si pasojë e lënies së bombulës së gazit ndezur ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit E. K., ku ka dëme të vogla materiale”, njofton policia.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.