Tjetër aksident në vend, përplasen dy automjete te kryqëzimi i Gjadrit në Lezhë, dy gra të plagosura

80
Sigal

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dy gra.

Gratë e plagosura ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti qe ndodhi ne ditën e pare te vitit të ri 2024.