Foto/ Vajza e Topallit krah Berishës, voton në primaret e Shkodrës

371
Sigal

Vajza e Jozefina Topallit, Megi Topalli, ka marrë pjesë në primaret e zhvilluara ditën e sotme në Shkodër, ku votohej për kandidatin që do të përfaqësojë Komisionin e Rithemelimit, në zgjedhjet e pjesshme lokale.

I pranishëm gjatë votimit ka qenë edhe Bardh Spahia. Nga Shkodra ai ka treguar si po shkon procesi si dhe i ka dhënë një përgjigje kryetarit të shkarkuar, Lulzim Basha, pasi ky i fundit tha se emrat e kandidatëve që po marrin pjesë në primare sot nuk janë kandidatë të PD.

“Faktet flasin vetë, kjo pamje që kemi është shumë domethënëse është risi, rikthim te forma më e mirë e përfaqësimit demokratik siç është demokracia direkte përmes votimit direkt. Do ishte një risi që do duhej të mbështetej fuqimisht dhe të ushtrohej në shumë raste të tjera sidomos për zgjedhjen e kandidaturave që do të përfaqësojnë vullnetin e popullit në mënyra të ndryshme. Ky varg i gjatë njerëzish tregon se sa e domosdoshme ka qenë rikthimi te vota dhe vlerësimi nga ana e votave të qytetarëve. Në të gjitha vendimmarrjet e mia jam udhëhequr nga interesi publik i bashkëqytetarëve të mi. Sot kemi sjellë një model të ri një frymë të re dhe me shumë gjasë do të bëhemi flamurtarët e kësaj risie. E rëndësishme është që është garë e drejtë. Fakti që është e fortë më gëzon sepse nga garat e forta dalin dhe kandidatë të fortë.

Kushdo që mendon se mund të etiketojë persona, politikanë të dalur nga një formë e tillë vlerësimi masiv nga qytetarët e një bashkie të tërë s’ka nevojë për koment. Kushdo që e komenton negativisht duhet ta ridimensionojë çdo deklaratë të tij. Unë do mbështes votën e qytetarëve shkodran. Do jem përkrah të gjitha vendimmarrjeve që do merren nga anëtarësia e PD. Mbështetjen time se kam dhënë për individë të caktuar, e kam konsideruar veten një ndër kontributorët e shumtë të PD. Të gjithë anëtarësia e PD dhe simpatizantët në nivele dhe pozicione të ndryshme përfaqësimi japin kontributin e tyre. Unë jam mundur të jap maksimumin dhe do jetë vlerësimi nga ana e qytetarëve. Të jesh në krah të shumicës është zgjedhja e duhur”, tha Spahia.