Thirrjet anti-kombëtare në ndeshjen Laçi-Tirana/ Antiterrori procedon tifozin bardheblu

587
Sigal

Antiterrori ka proceduar penalisht tifozin, me iniciale M.N, që bënte thirrje antikombëtare në ndeshjen Laçi-Tirana.

Burime nga Drejtoria e Antiterrorit bëjnë me dije se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes , ku gjatë të cilës një tifoz ka bërë thirrje me përmbajtje fetare në stadium, ka shoqëruar dhe në përfundim të veprimeve ka proceduar penalisht shtetasin M.M, 23 vjeç nga Tirana për veprën penale “Nxita e urrejtjes”.

Në rrjetet sociale qarkullon një video skandaloze, ku tifozët bardheblu thërrasin  “Allahu Ekber” në një moment të sfidës Tirana – Laçi.

Tirana e fitoi ndeshjen me rezultatin 3:1. Thirrjet janë bërë në stadiumin e qytetit të Laçit.

Në video shihet se tifozët përpos thirrjes “Allahu Ekber”, vazhdojnë të shajnë me fjalor banal.