Tha se priteshin 100,000 vdekje në SHBA, eksperti amerikan del sot me deklaratën e fortë: Mund të arrijnë…

536
Sigal

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit mund të jetë 60,000, më pak se gjysma e parashikuar fillimisht.

Megjithë parashikimet e zymta se në SHBA shumë njerëz do të vdisnin nga pandemia, një prej anëtarëve kryesorë të grupit të punës pranë presidentit amerikan, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se efekti i masave për distancimin social e kishte nxitur atë të rishikonte parashikimet e tij.

“Të dhënat reale na tregojnë se ka shumë gjasa që ne të kemi një efekt të qartë pozitiv nga masat lehtësuese që po bëjmë, ky distancim fizik”, tha si në një intervistë për NBC të enjten.

Dr Fauci tha që numri i të vdekurve “duket më shumë tek 60,000, sesa parashikimi i meparshem per 100,000 deri 200,000”.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi qe nuk ka vend për vetëkënaqësi, duke thënë “ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos themi, në rregull, ne po bëjmë aq mirë sa të mund të tërhiqemi”.

Dr Fauci u shfaq më optimist të enjten, duke i thënë NBC-së se SH.B.A. ishte “në fillimet” e rrafshimit të kurbës së përhapjes së Covid-19, veçanërisht në New York.