Shkoi për të shuar zjarrin në Elbasan, zjarrfikësi pickohet nga gjarpëri gjatë detyrës

352
Sigal

Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, këtë herë në fshatin Lugaxhi të Elbasanit.

Një zjarrfikës është pickuar nga gjarpëri në një aksion të shuarjes së një zjarri të qëllimshëm.

Fatmirësisht 56- vjeçari, Nazmi Ferhati ëshë jashtë rrezikut për jetën.

Ai u pickua në gishtin e dorës së djathtë dhe u transportua me urgjencë në spital pasi helmi i shkaktoi komplikacione në shëndet.

Ndërkohë zjarrfikësi ishte duke punuar në një zjarr që kishte marrë përmasa të mëdha në fshatin Lugaxhi të njësisë administrative Labinot Mal.