Presidenti Meta: 25 prilli, referendum kundër FUKS-SHTETIT!

100
Sigal

Presidenti Ilir Meta thotë se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë referendum kundër FUKS-SHTETIT!

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se “me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës”.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT! 🇦🇱
Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.
Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.
Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!
Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve.
Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës. 🇦🇱

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT! 🇦🇱
Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në…

Posted by Ilir Meta on Monday, April 19, 2021