Zbulohet identiteti i ukrainasit që tentoi të hynte në uzinën e Gramshit

143
Sigal

Është zbuluar emri i shtetasit të tretë që tentoi të futej në uzinën e Gramshit. Ai është Fiodor Mihailoviç shtetas ukrainas.

Hetimet lidhur me ngjarjen po ndiqen nga kreu i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi.

Ajazi ka urdhëruar një sërë veprimesh hetimore, kontroll tims, telefona celularë e ku kanë qëndruar në Shqipëri.

Aktualisht në Elbasan ësthë edhe drejtori policisë Gledis Nano. Rusi Zorin është përleshur me ushtarët.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.