Sulmi i shtetasve rusë ndaj dy ushtarëve në Gramsh/ Gledis Nano zbarkon në Elbasan, takohet me zyrtarët e policisë

202
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka zbarkuar në qytetin e Elbasanit ku është takuar me zyrtarët e policisë së këtij qyteti për t’u njohur me situatën e sigurisë pas sulmit të tre shtetasve rusë ndaj dy ushtarëve shqiptarë në Uzinën e Armëve në Gramsh.

Ndërkaq, më herët, policia ndaloi edhe katër shtetas çekë, të cilët po fotografonin tunelin e uzinës së Poliçanit.  Policia sqaron se gratë ndodheshin jashtë ambienteve me aparat fotografik, ndërsa burrat u konstatuan brenda tuneleve. Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

Poliçan/Informacion paraprak

Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm. Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke. Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.