Trafik në aksin Fushë Krujë-Lezhë, mbi 30 km vargu i makinave me 10 km/orë!

190
Sigal

Të udhëtosh në verë është tmerr. Por të marrësh rrugën për Milot në dy drejtime ku ndahet një për Kosovë dhe tjetra Milot-Lezhë-Shkodër, duhet të mendohesh mire para se te nisesh.

Ose durim ose mos u nis! Siç njofton korrespodenti i KJ për Krujën Fatmir Mzholi vargu i makinave shkon nga Fushëkruja deri në Milot. Shpejtësia me e mire shkon te 20 km/orë, por ne shumicën e kohës mund arrish shpejtësinë 10 km/orë.

Polici rrugore për ta drejtuar trafikun e ngatërruar nuk shikohet. Ka ndonjë pike kontrolli vetëm sa për gjoba!