Presidenti Meta reagon pas dhunës së përdorur nga policia ndaj biznesmenëve në Vlorë: Sipërmarrësit nuk meritojnë trajtim të tillë!

142
Sigal

Pas dhunës së ushtruar nga policia mbrëmjen e djeshme, ndaj biznesmenëve në Vlorë, për orën policore ka ardhur dhe reagimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.”,- tha Kreu i Shteti, në një mesazh të tijin të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.

Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë.