Takimi në Bruksel, Lajçak: Pavarësisht dështimit, pati shumë pak progres

185
Sigal

I dërguari i posaçëm i dialogut kosovë-serbi, Miroslav Lajçak, tha se takimi mes dy palëve në Bruksel ishte i vështirë dhe dëshmoi edhe një herë, vizionet e kundërta që ka Prishtina dhe Beogradi për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në një prononcim për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, Lajçak u shpreh se në këtë takim të rradhës, pas disa propozimeve konkrete të diskutuara, pati shumë pak progres.

I dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd siguroi se pavarësisht dështimit të këtij takimi, ato të radhës nuk do të ndalen por do të vijojnë në nivel delegacionesh çdo muaj.

Lajçak nuk dha datë konkrete se kur do të zhvillohet takimi I radhës në nivel të lartë, por shtoi se të dy liderët kanë rënë dakord që të takohen në Shtator.