Petrit Vasili Njerëz jini vigjilentë, për qeverinë trajtimi i Pandemisë është pazar politik!

215
Sigal

Duke parë sot shtimin e një ore të muzikës në lokale nga Komitet i Ekspertëve i shndërruar në organizatë politike të rëndomtë të rilindjes, të gjithë kuptuam se është vërtet antinjerëzor dhe inkuizicion antishkence trajtimi i Pandemisë së COVID 19.

Qeveria çdo masë të marrë e ka lidhur vetëm me hallin politik të ditës, që ka pasur Rama dhe aspak me ate që imponon shkenca.

Vënia e kufizimeve është përdorur si ushtrim diktati qeveritar pa asnjë efikasitet praktik.

U vendos një mbyllje drastike militare në periudhën mars – maj 2020 kur rastet ishin shumë të pakta dhe vdekjet të papërfillshme në vend të kryerjes së testimit masiv dhe aplikimit të masave mbrojtëse dhe akordimit të financimit që duhej gjëra të cilat nuk ndodhën.

U shemb teatri dhe u dhunua karantina nga vetë qeveria duke aktivizuar qindra policë e demostratat e natyrshme që pasuan, ndërkohë që mijra qytetarë gjobiteshin në se dilnin jashtë orës policore po nga vetë qeveria.

Kufizimet ishin më të kufizuara paradoksalisht, kur rastet ishin dhjetra herë më të larta dhe vdekjet po ashtu ishin në shifra kritike në fundvitin 2020.

U ndalua votimi i emigrantëve nga Greqia kur shifrat atje ishin më të ulta dhe u hoqën kur shifrat e infektimeve ishin më të larta vetëm për hesapin elektoral të Ramës.

Kufizimet lidhur me lokalet u mbajtën pa asnjë kuptim të thella kur shifrat janë shumë të ulta dhe sot lirohen si sevap, që qeveria ju bënkërka bizneseve të dëmtuara në mënyrë dramatike e të lëna pa asnjë mbështetje nga vetë qeveria në ditët e tyre më të vështira.

Ndaj të gjithe duhet ta dinë dhe nuk duhet të ushqejnë asnjë iluzion se edhe në javët e muajt, që vijnë pandemia do të trajtohet nga Rama dhe qeveria si një valvul për çfrurjen e halleve politike.

Në asnjë rast mos prisni mbrojtje të bazuar në shkencë, por thjesht masa propagandistike dhe korruptive.

Mos prisni shifra të vërteta, por vetëm mashtrimin e radhës siç ndodhi me fshehjen kriminale të mijra vdekjeve nga Pandemia.

Mos prisni masa specifike për mbrojtjen nga varianti Delta i Coronavirusit, por thjesht frazën gebëlsiane të rilindjes:” Kështu ndodh në gjithë botën”!

Do vuajmë dhimbshëm pasojat e në vend të qajmë hallet e Pandemisë do dëgjojmë daullet e propagandës rilindase për suksesin botëror të punës së saj.

Do dëgjojmë e ç’nuk do dëgjojmë, por Pandemia nuk do të ketë zgjidhje, por vetëm ekskursione të Ramës në aeroport për pritje vaksinash me çmim sekret e që nuk dihet nga vijnë e ku prodhohen, por të mjafta për të hedhur hi syve.

Pandemia është rrezik shumë i madh dhe akoma më i madh, kur ke një qeveri jo humane dhe inkuizitore të shkencës ndaj njerëz jini vigjilentë!!!