Test pranimi për studentët e mjekësisë, pse përjashtohen ato të stomatologjisë

107
Sigal

Dhjetëra studentë të mjekësisë u mblodhën në protestë të martën pranë rektoratit të Universitetit të Mjekësisë për të kundërshtuar një draft-propozim të rektoratit, që parashikon lidhjen e një kontrate që i detyron studentët që të punojnë në Shqipëri të paktën tre vite pas diplomimit, ose në të kundërt duhet të paguajnë të plotë tarifën e studimit. Draft-propozimi mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.

Por taksapaguesit shqiptarë  paguajnë për këta student e shumë të tjerë në mënyrë që të arsimohen dhe të japin shërbim në vendin tonë.

Por çfarë ndodh, pasi marrin kuotat më të mira dhe të sigurta pasi kanë ardhur nga rrethet me një kërkesë llogarie më të ulët këta studentë përpiqen të largohen duke dhënë zero kontribut për vendin.

Duke mos ju nënshturar një konkurrimi paraprak, sepse kjo mos kërkesë llogarie ka krijuar një tjetër vakum në auditorë duke ardhur studentë që nuk e meritojnë! Këta nxënës djegin kuotat dhe ngelin  duke u futur qindra nxënës dhe përfunduar në vitin e katërt vetëm 20 studentë në auditorë. Rrjedhimisht kjo sjell edhe mbylljen e degëve dhe shkrirjen e departamenteve.

Për pasojë qytetarët janë para një fakti mjaft të trishtë ku nëpër fshatra veterinerët përfundojnë të shpërndajnë ilaçe në mungesë të farmacistëve.

Ndërkohë që është në diskutim kjo masë pyetja që lind është; “përse janë përjashtuar nga kjo skemë stomatologët dhe farmacistët”? Sipas të dhënave në terren dentistët ankohen se nuk kanë ndihmësa pasi shkollohen me taksat e qytetarëve dhe përfitojnë edhe tarif studimi më të ulët, forca jonë e punës ikin.

(mbajtja e diplomës) Patjetër kjo masë nuk merret për ata studentë, që shkojnë në privatë dhe paguajnë një tarifë të majme që shkon deri në 5 mijë euro viti, duke blerë lirinë e 3 viteve pas shkollimit. Pra nëse studentët tanë duhet të shkollohen pa pagesë e të ikin jashtë kjo nuk është një skemë që i shërben të mirës publike.

Shqipëria vuan prej gati një dekade largimin masiv të bluzave të bardha jashtë vendit, kryesisht drejt Gjermanisë, por edhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Qeveria shqiptare e injoroi fillimisht problemin. Studentët u shprehën se mënyra e duhur për t’i mbajtur në Shqipëri duhet të jetë nëpërmjet kushteve motivuese të punës. Rreth 1028 mjekë kanë emigruar nga vendi dhe përbëjnë 22% të stokut të mjekëve në Shqipëri prej 4745 doktorësh. Fenomeni i largimeve mori përmasa të larta në dekadën e fundit. Rreth 62% e të diplomuarve në mjekësi në 2018-2022 përgatiten të largohen.

Këtë vit akademik, në fushat e studimit, që lidhen me shëndetësinë, janë 22,834 studentë, të cilët përbëjnë 18% të totalit të studentëve.

Numri i studentëve në degët e shëndetit është më i lartë se nevojat e tregut të brendshëm, por ky trend lajmëron tendencat e emigracionit të profesionistëve në të ardhmen, duke e ekspozuar vendin tonë ndaj kostove të larta të emigrimit të kapitalit human. Si mund të frenohen largimet dhe si mund të përfitojmë nga diaspora e mjekëve jashtë vendit. Emigracioni është një fenomen i përhapur masivisht në popullsinë shqiptare, në të gjitha grupmoshat, nivelet arsimore dhe vendbanimet, por në disa profesione jetike, si mjekësia, largimet janë në nivele alarmante. Mjekët dhe mësuesit janë themeli i shërbimeve publike në çdo shtet. Largimi masiv i mjekëve, sidomos elitave të reja, lajmëron dobësi në shërbimin shëndetësor në një popullsi, që po plaket me shpejtësi dhe barra e sëmundjeve sa vjen e rritet.