Territorialja, Peleshi nga Peza: Jo më investime të kufizuara për fshatin

513
Sigal

TIRANE – Reforma territoriale do të zhvillojë fshatin duke mos i kufizuar investimet në këtë zona në projekte të izoluara infrastrukturore. Këtë mesazh i ka përcjellë zv/kryeministri Niko Peleshi banorëtë të komunës Pezë, ndërsa mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve në rrugën Pezë e Madhe-Pezë e Vogël. I shoqëruar nga ministri për Çështjet Vendore Bledi Cuci dhe deputeti Artan Gaçi. Peleshi tha foli për përfitime financiare të drejtpërdrejta që do të ketë vendi nga kjo reformë, shifër që arrin deri në 60 milionë dollarë në vit. Zëvendëskryeministri e cilësoi reformën si të vonuar dhe një korrigjim historic, ndërsa sa i përket investimeve në fshat tha se në të ardhmen, me hartën e re, do të kenë nje qasje integrale. Investimi dhe përfundimet e punimeve në rrugën Pezë e Madhe–Pezë e Vogël u mundësua fal çeljes së fondeve nga ana e Fondit Shqiptar për Zhvillim, që ka mundësuar dhe shtrimin e linjës së re të ujësjellësit. Ky aks rrugor i lidh 6000 banorë të Komunës Pezë me rrugën nacionale, duke rritur mundësitë për një zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe turistik të zonës.