Territorialja, protesta kundër ndarjes së re në Leskovik dhe Vlorë

454
Sigal

VLORE- Vijojnë protestat e banorëve në Vlorë dhe Leskovik ndaj ndarjes së re administrative-territoriale. Paraditen e sotme banorët e Leskovikut kanë protestuar kundër reformës territoriale, duke bllokuar aksin Leskovik-Ersekë. Këta banorët kërkojnë që Leskoviku të mbetet njësi më vete. Po kështu, edhe banorët e komunave Brataj, Kote, Sevaster, Vllahinë në Vlorë kundërshtojnë bashkimin me Selenicë, i parashikuar sipas ndarjes së re territoriale. Këta banorë kërkojnë që të gjendjet një pikë e ndërmjetme, pasi sipas tyre Selenica është larg, ndërsa në të kundërt kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve. –