Tërmeti në Kavajë, Kreu i Bashkisë, Krali: 350 familje po trajtohen me bonus qiraje

542
Sigal

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit preku rëndë edhe Kavajën.

Fatmirësisht nuk u shënuan viktima, por shumë qytetarë mbetën në qiell të hapur, pasi banesat e tyre u shkatërruan.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, ka deklaruar se qytetarët u mbështetën me të gjitha mundësitë dhe se aktualisht 350 familje po trajtohen me bonus qiraje.

Krali deklaroi se procesi i rindërtimit është i gjatë dhe se Kavaja është në fazën e aplikimeve, ku deri tani janë regjistruar 1400 aplikime online. Ai ju bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë deri në 28 shkurt.

Kryebashkiaku i Kavajës siguroi qytetaret se asnjë prej tyre nuk do të mbetet pa u ndihmuar.