Tërmeti 4.1 ballë, detajet: Epiqendra e lëkundjeve ishte në ..

359
Sigal

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka zbuluar me saktësi detajet lidhur me tërmetin që ra rreth një 1 orë më parë në vend.

Sipas IGJEUM, epiqendra e lëkundjeve ishte 3 km në Perëndim të Belshit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Rihter.

Në të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave, thellësia e tërmetit ishte 37 km.

Lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe mëngjesin e sotëm rreth orës 6:28 në qytetin e Elbasanit.