Rindizen protestat në SHBA, një viktimë dhe 21 policë të plagosur

259
Sigal

Protestat që përfshinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vrāsjes së George Floyd janë rindezur sërish.

Mbrëmjen e kaluar në Portland, Oregon, demonstruesit janë përplāsur dhūnshëm me efektivët që përdorën sërish gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën.

Ndërkohë pamjet e protestës së Portlandit frymëzuan në Siatëll, tubimin më të madh prej javësh.

Për shkak të përplasjeve midis turmës dhe autoriteteve, 21 oficerë policie u plāgosën nga sulmet me gurë, tulla apo lëndë shpërthyese.

Ndërsa policia arrestoi mbi 45 pjesëmarrës.

Mbrëmja përfundoi me tragjedi në Teksas, ku një prej protestuesve u vrā me armë zjarri gjatë marshimit.