Detaje të reja të vrasjes në Korçë, viktima është goditur nëntë herë me thikë

485
Sigal

Zbardhen detaje të reja mbi vrasjen e 67 vjeçarit në Korçë. Mësohet se autori i dyshuar Apostol Bozhgolli 65 vjeç, është konfliktuar me viktimën Perikli (Petrika) Treska, 67-vjeç për dritën e shkallës.

Në ngjarjen ku humbi jetën 67-vjeçari mësohet se janë fqinjë me njëri-tjetrin.

Ndërkaq mësohet se viktima ka marrë nëntë goditje me thikë, pesë në kurriz, tre në gjoks, një në zemër. “Abc News” raporton se bëhet fjalë për një punonjës të Postës Shqiptare dhe nuk cilësohej si problematik. Bashkëshortja ka lajmëruar policinë më pas ambulancën, por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar pasi kishte marrë nëntë goditje.

Burime konfidenciale, bëjnë me dije se autori dyshohet për çrregullime mendore. Viktima është gjetur në derën e banesës nga bashkëshortja e tij.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se autori nuk ka dhënë asnjë dëshmi para grupit hetimor dhe qëndron i ftohtë duke mos pranuar të japë asnjë sqarim për ngjarjen.