Sigal

Një tërmet 2.6 ballë i shkallës rihter ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ku epiqendër e tij ka qenë zona e Dedajt në Shkodër.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Gjeoshkencave dhe nuk raportohet për dëme apo probleme të tjera të këtij lloji.

Kohët e fundit lëkundjet nga tërmetet në vendin tonë janë bërë pothuajse të përditshme.

Sipas sizmiologëve, kjo vjen edhe si rrjedhojë e verës së shkuar pasi ajo u paraqit e gjatë dhe e nxehtë në vendin tonë.

Për sa ka të bëjë e tërmetet kujtojmë se për një periudhë prej më pak se një vjeçare janë regjistruar mbi 1 mijë të tillë, disa prej tyre edhe me dëme të mëdha materiale.