Tentuan të vidhnin karburantin në një firmë ndërtimi, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, të dyshuar se kanë tentuar të vjedhin karburant në një firmë ndërtimi.

Të arrestuarit janë Ç.Sh., 20 vjeç, banues në Selenicë, A.E., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe

NOA

A.B., 53 vjeç, banues në Selenicë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, policia ka bërë kapjen e të dyshuarve pasi kanë tentuar të vjedhin karburantin e mjeteve të firmës së ndërtimit që po kryejnë punime në BayPass-in e Kaninës.

Pas kontrollit të ushtruar nëpër banesat e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar një kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në banesën e shtetasit A.E.

Gjithashtu, policia ka bllokuar dhe sekuestruar automjetin me të cilin do të bëhej transporti i karburantit, si dhe materiale të tjera, një kilogramë kanabis, katër aparate celularë, bidona, etj.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në ngarkim të secilit dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit A.E.