Vrasja e Eri Zefit, ngujohen familjarët e shokut të fëmijërisë

384
Sigal

Familjarët e personit që u shpall në kërkim për vrasjen e Eri Zefit në Mirditë janë ngujuar në fshatin e tyre në Fan.

Këtë vendim familja Alia e mori sapo doli lajmi në media, që Mikel Alia është i dyshuar për ekzekutimin e 34-vjeçarit.

Ata nuk e kanë pranuar që djali i tyre të ketë dorë në këtë ngjarje dhe i kanë kërkuar policisë dhe prokurorisë të zbardhin ngjarjen sepse po njollosen pa shkak.
Por megjithatë për t’u mbrojtur nga çdo gjë e papritur ata kanë marrë masat e tyre sipas Kanunit.

Mikel Alia 40 vjeç është fshehur dhe sipas policisë ai është personi me të cilin Eri Zefi shkoi në Fan të Mirditës megjithëse ruhej prej gjakmarrjes.

Sipas hetuesve Mikel Alia ishte shok i ngushtë me viktimën, por kishte dhe lidhje miqësore me fisin Ndreca në Durrës, familje kjo në gjakmarrje me familjen Zefi.

Nga ekspertiza në trupin e 34-vjeçarit Zefi u identifikuan shenja dhune që sipas hetuesve janë kryer para se ai të ekzekutohej me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks.

Trupi i tij u gjet 50 metra larg Rrugës së Kombit në Njësinë Administrative Fan.