Tentoi t’i shpëtonte policisë duke u fshehur në kopshtin e një pastori, arrestohet në Gjermani shqiptari, ruante plantacionin e kanabisit

119
Sigal

Një shqiptar48-vjeç është dënuar me 36 muaj burg pasi gjatë kontrollit nga policia në një banesë në Gjermani u zbulua një plantacion kanabisi.

48-vjeçari, për t’i shpëtuar policisë u fsheh në kopshtin e një pastori, në Halle, por ka rënë në gjurmët e autoriteteve dhe është arrestuar.

Përballë autoriteteve, shqiptari kishte deklaruar se nuk kishte dijeni se kush qëndronte pas plantacionit dhe se kishte rreth tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin.

Ndërkohë për këtë ngjarje janë dënuar edhe disa persona të tjerë, përfshirë edhe një grua.