Hataja në Spitalin e Burrelit

Gjendesh përpara një situate problematike shëndetësore, e të nevojitet një vizitë te specialisti kardiolog në Spitalin e Burrelit?

Së pari do të të duhet të përballesh me radhët e gjata, por në fund mund të të rezultojë edhe që të mos ia dalësh mbanë të kryesh vizitën.

Sigal

Kjo ndodh sepse, siç ankohen qytetarët matjanë në “Fiks Fare”, kardiologu në Spitalin e Burrelit vjen vetëm një herë në javë, pasi është pensionist.

Një situatë për të vënë duart në kokë, ndërsa qytetarëve nuk mund t’u themi gjë tjetër veçse ju ruajttë Zoti, e nëse iua mban xhepi, merrni rrugën për t’u vizituar në Tiranë!