Shqiptari vret gruan në Gjermani, lënë pas 4 fëmjë të vegjël

516
Sigal

Shtetasi shqiptar nga Kosova Anton B., 38-vjeçar dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 30-vjeçare Emine A. në qytetin Salzgitter të Gjermanisë të hënën në mbrëmje.  Arrestimi i Antonit ndodhi sot, ndërsa vrasje e Emines ka ndodhur përpara syve të fëmijëve, përcjell albinfo.ch.

Përveç vdekjes së Eminës, Anton B. dyshohet se e ka plagosur në bark edhe motrën e bashkëshortes së tij, Arlindën (32).

Sipas mediave gjermane, dyshohet se shkak i tragjedisë ishte një grindje familjare. Mirëpo, për motivin e veprës do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas raportimeve të gazetës “Regional Salzgitter”, kosovari 38-vjeçar thuhet se Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku.

Sipas kësaj gazete, në çift ka ekzistuar tash e një kohë një mosmarrëveshje. Ata ishin çift për shtatë vite me radhë dhe kishin katër fëmijë (3 deri 6 vjeç).