Ish-ministri i Shëndetësisë përgjegjës i disa koncesioneve korruptive ka përfunduar në SPAK

136
Sigal

Ilir Beqaj, një ndër hajdutët më të mëdhenj të taksave të shqiptarëve, ish-ministri i Shëndetësisë përgjegjës i disa koncesioneve korruptive ka përfunduar në SPAK.

Ai është përgjegjës për koncesionin e Check-Up 130 MLN € dhënë 3P life Logistics së oligarkes së shëndetësisë Vilma Nushit dhe atë të Sterilizimit dhënë kompanisë Sani Service 100 MLN € mikut të tij Ilir Rrapaj.

Hetimi është regjistruar prej muajsh ndërsa sot Beqaj është marrë në pyetje për shpërdorim detyre. Të dy koncesionarët janë paguar nga Buxheti i Shtetit për punë të pakryera e po ashtu edhe gjatë pandemisë. JOQ