Tensione në Shkodër, Voltana Ademi sherr me policinë në KZAZ-në nr.3

481
Sigal

Ditën e sotme kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, së bashku me disa qytetarë simpatizantë të opozitës kanë shkuar në KZAZ-në nr.3 dhe kanë kërkuar lirimin e ambienteve pasi disa persona kanë hyrë pa pasur leje.

KZAZ-ja nr.3 është e vendosur në shkollën “Shejnaze Juka”, ambient që administrohet nga Bashkia Shkodër.

Burime për mediat bëjnë me dije se Ademi ka debatuar me policinë për lirimin e KZAZ-së, duke theksuar dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Prania e policisë është e paligjshme”, ka thënë Voltana Ademi.

Mësohet se Bashkia e Shkodrës ka ngritur padi penale kundër Drejtorisë së Policisë së këtij qytetit për shpërdorim detyre.

Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë, në Shkodër janë djegur materialet zgjedhore nga mbështetësit e opozitës.