Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Berat, si u infektuan dy punonjës të Ujësjellësit

255
Sigal

Janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus në Berat.  Bëhet fjalë për një burrë 56 vjeç dhe një grua 44 vjeçe, të dy punonjës të Ujësjellësit të Beratit.

Një ditë më parë u konfirmua po ashtu me koronavirus një 36 vjeçare, edhe ajo punonjëse e Ujësjellësit të Beratit.

Mjekët janë duke kryer hetimin epidemiologjik të të prekurve, por paraprakisht dyshohet se ata janë infektuar në Tiranë gjatë një mbledhjeje auditi që kanë kryer në kryeqytet.

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë.