Tenderët zbrazin arkën e shtetit

681
Përparim HALILI

Drejtori i “Albpetrol” nxjerr në shitje për skrap, 2.5 milionë kg. pajisje moderne, duke shkelur urdhrin e ministrit
Nuk janë “mbetje”, por makineri në gjendje pune të regjistruara si “skrap”, me synim që t’ua dhurojë kompanive koncesionare mafioze, ku bën pjesë edhe “Bankers-Soros”
Ankandi u anulua, në kuadër të zbatimit të Urdhrit Nr. 69 prot, datë 19. 09. 2017, të ministrit Damian Gjiknuri, sipas të cilit, këto lloj ankandesh nuk mund të bëhen, mbasi janë në kundërshtim të plotë me vendimin e qeverisë, për nisjen e procesit të privatizimit të “Albpetrol”. 
Praktika po tregon, se skema e korrupsionit me pasuritë kombëtare të kompanisë shtetërore “Albpetrol” do të vazhdojë edhe “1 sekondë” para privatizimit total, të këtij sektori strategjik të ekonomisë kombëtare, në krye të të cilit është vendosur një drejtor që nuk ndalet në firmosje e vulosje abuzimesh me financat, pasuritë fizike, shërbimet, prodhim-përpunimin e produkteve të naftës e deri tek fondi i pagave, ku janë futur edhe shumë persona emigrantë që nuk kanë hyrë në Shqipëri prej 3-4 vitesh! Në vijim të investigimit të bërë nga gazeta “Telegraf”, sot po publikojmë një tjetër rast të rëndë abuzimi, jo nga ato krimet ekonomike-fiannciare që drejtori E. Puka i bën çdo ditë, javë e muaj edhe në formë “qokash” për vete, vartësit e besuar, sekserët, shefat e politikës e të pushtetit, për bizneset që blejnë “1 depozitë” naftë dhe shënojnë “1 lugë”, apo që çojnë në depot e “Albpetrol”-it 1 pajisje e 100 lekë mallra dhe në letra u shënohet mbi 1-2 mijë herë! Bëhet fjalë për një procedurë ankandi me objekt shitje “skrapi”, por që në fakt, nuk janë skrap por makineri e pajisje në gjendje pune, të cilat janë nxjerr në shitje si “skrap”. Ankandi i tyre është në 2 milionë, 484 mijë e 580 kilogramë! Sipas burimeve nga specialistë prodhimi dhe zyrtarë të kupolës së “Albpetrol”, mësohet se kjo sasi e shpallur për shitje si skrap, nuk është e tillë, përkundrazi janë makineri e pajisje të gjendje të plotë teknike pune, të cilat, drejtori me dy profile “rilindës e zgjidhës” Endri Puka, ka bërë pazar që këto pasuri shtetërore, t’ua dhurojë si “skrap” kompanive koncesionare klienteliste, që ushtrojnë aktivitet në sektorin e naftës shqiptare! Por pazari i tij ka dështuar qysh në nisje, pas një informacioni të dërguar tek ministri Damian Gjiknuri, i cili ka ndërhyrë me urgjencë dhe e ka bllokuar këtë procedurë mafioze! Kështu ka ndodhur realisht. Ankandi i zhvilluar në datën 28 gusht 2017, ora 14:00 në zyrën e drejtorit Puka, u anulua nga vetë drejtori Puka, pas urdhrit të drejtë, të ministrit Gjiknuri, ka zbatuar ligjin, sipas të cilit kompania “Alpetrol” është futur në procedurë privatizimi dhe nuk ka asnjë të drejtë, për të bërë tenderë për shit-blerje, të cilat nuk kanë lidhje me emergjencat për shkaqe teknologjike apo të situatave mbinatyrshme që bllokojnë aktivitetin! Nuk e dimë se si ka qenë “moti” në resortet jashtë kufijve ku shkon e “argaliset” drejtori Endri Puka, por dimë faktin që në Shqipëri, nuk ka pasur as përmbytje shirash dhe as vullkane, në puset e “Albpetrol”-it, madje nuk ka pasur as tërmete natyrore, përveç “tërmeteve teknologjike” që shkaktojnë ortakët “Bankers-Soros” në Marinëz, përkundrazi ka qenë… diell! Po përse e anuloi? Drejtori Puka, në njoftimin e tij zyrtar njofton se ky tender anulohet, për disa shkaqe :mirëkuptuese”! Pasi sajon dy shkaqe fiktive për anulimin, sa për të justifikuar abuzimin, deklaron shkakun e vërtetë të anulimit që është ky: Ankandi për shitjen e skrapit me sasi 2 milionë, 484 mijë e 580 kilogramë, anulohet në kuadër të zbatimit të Urdhrit Nr. 69 prot, datë 19. 09. 2017, të zotit Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas të cilit këto lloj ankandesh nuk mund të bëhen, mbasi janë në kundërshtim me programin e qeverisë “Rama”, për nisjen e procesit të privatizimit të Shoqërisë “Albpetrol” sha. 

Ndërsa drejtori Puka, për të lustruar skandalin që ka bërë, ka shtuar edhe këto shkaqe komike, të anulimit të tenderit dhe që duhen hetuar prej drejtësisë si një krim me pasuritë ekonomike kombëtare, duke abuzuar me detyrën shtetërore: 

1. Respektimi i interesit publik, pasi rezulton se ka një rritje te çmimit të skrapit në bursë dhe rivlerësimi i çmimit të tij, pas rishikimit të sasisë do të sillte rritjen e vlerës fillestare të ankandit, duke garantuar më shumë të ardhura për shoqërinë “Albpetrol” dhe për shtetin. 

2. Nevoja për rishikimin e sasisë totale, të nxjerrë në ankand, me qellim rezervimin e një pjese të sasisë së skrapit për nevojat e shoqërisë “Albpetrol”. 
Ja njoftimi plotë zyrtar, i anulimit pas ndërhyrjes së ministrit Gjiknuri
ALBPETROL SHA 

Njoftim për anulim tenderi
Autoritet Shitës Albpetrol sha, bazuar në nenin 13 te Ligjit nr.9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik” i ndryshuar, njofton se procedura e ankandit me objekt “Shitje skrapi”, sasia 2,484,580 kg, zhvilluar me datë 28.08.2017, ora 14:00, anulohet. 
Arsyet e anulimit të kësaj procedure janë si më poshte: 
1. Respektimi i interesit publik pasi rezulton se ka një rritje te çmimit të skrapit në bursë dhe rivlerësimi i çmimit të tij, pas rishikimit të sasisë do të sillte rritjen e vlerës fillestare të ankandit, duke garantuar më shumë të ardhura për shoqërinë “Albpetrol” dhe për shtetin. 
2. Nevoja për rishikimin e sasisë totale, të nxjerrë në ankand, me qëllim rezervimin e një pjese të sasisë së skrapit për nevojat e shoqërisë “Albpetrol”. 
3. Riorganizimi i punës së shoqërisë “Albpetrol”, në kuadër të Shkresës nr. 69 prot, datë 19. 09. 2017, të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila njofton, se në kuadër të Programit të Qeverise është parashikuar që shoqëria “Albpetrol” sha, do të ristrukturohet dhe privatizohet.

Shteti tender për pajisje sigurie në minierat e dhëna me koncesion, kur këtë e kanë detyrim privatët
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, Adresa Rruga “Lord Bajron”, Laprakë, Tiranë, Tel/Fax +355 42 357 540 / 069 60 94 943 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: E hapur (prokurim elektronik) 
3. Objekti i kontratës: “Blerje pajisje për shpëtimin dhe inspektimin, për Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera” 
4. Fondi limit: 11 701 600 (njëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e njëmijë e gjashtëqind) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: Brenda 2 (dy) muajve, nga data e lidhjes së kontratës 
6. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 20/10/2017 Ora: 10:00
Shefat e Universitetit të Vlorës, heqin “pak miliona” të laboratorëve, për mobilie zyrash
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Emri Universiteti “Ismail Qemali”Vlorë, Adresa Sheshi “Pavarësia” Skelë-Vlorë, Tel/Fax 035533229445 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: E Hapur, ndarë në tre “lote” 
3. Objekti i kontratës: “F.V. pajisje laboratorike didaktike dhe pajisje zyre për Universitetin “Ismail Qemali”,Vlorë. 
4. Fondi limit: Total i tre “loteve” është 33.916.667 leke pa TVSH 
5. Loti A “F.V. Pajisje laboratorike dhe pajisje zyre ne Fakultetin e Shkencave Teknike” – me fond limit 27.416.667 leke pa TVSH
6. Loti B “F.V. Pajisje laboratorike ne Fakultetin e Shëndetit Publik” – me fond limit 4.166.667 pa Tvsh 
7. “F.V. Pajisje zyre ne Fakultetin e Shkencave Humane” – me fond limit 2.333.333 leke pa TVSH

Ja 2 “çudira”, pa koment

Ujësjellësi-Tiranë, blen 330 milionë lekë licenca private, për vrojtimin e faturave
1. Autoriteti kontraktor: Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Sh.a, me adresë rruga “5 Maji” pranë Medresesë , Tiranë , me nr tel: +355 4 2225572 
2. Lloji i procedurës së prokurimit:“Procedurë e hapur”. 
3. Objekti i prokurimit:“Blerje licencash dhe mirëmbajtje për sistemin e faturimit (faza II)” 
4. Fondi Limit :28,300,000 (njëzet e tetë milion e treqind mijë )lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga të ardhurat e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë. 
5. Burimi i financimit:Të ardhurat e SH.A Ujësjellës-Kanalizime, Tiranë. 
6. Afati për kryerjen e shërbimit: Brenda 6 muajve, duke nisur nga data e nënshkrimit të kontratës.. 
Data e zhvillimit të tenderit është:23/10/2017 ora 09:00
Himarë/Bashkia bën tender 84 milionë lekë, për ndriçimin e rrugës që kushtoi 50 milionë lekë 
1. Autoriteti Kontraktor: Bashkia Himarë 
2. Lloji i Procedurës së Prokurimit: Kërkesë Për Propozime 
3. Objekti i Prokurimit: “Ndërtimi i Linjes se Ndriçimit të Rrugës Qazim Pali—Borsh Loti II” 
4. Fondi limit (në total): 7 000 000 lekë (shtatë milionë lekë pa TVSH) 
5. Burimi i Financimit: Të ardhurat e veta
6. Afati për Kryerjen e Shërbimeve: Brenda 20 ditëve nga data e lidhjes së kontratës 
7. Afati i fundit i dorëzimit të shprehjeve të interesit, data: 09.10.2017, ora: 09:00 
Sigal