Temperaturat e larta shënojnë rekord për dimrin, parashikimi i meteorologut për janarin: Ja kur priten reshjet e borës në Shqipëri

115
Sigal

Ndonëse kemi hyrë në muajin janar, temperaturat nuk i përkojnë atyre të stinës së dimrit.

Por si do të vijojnë temperaturat në ditët në vijim?

Meteorologu Hakil Osmani , pohoi se në këto ditë të para të janarit do të mbizotërojnë temperatura të larta, ndërsa në javën e tretë të këtij muaji do të ketë temperatura në ulje.

“Temperaturat deri në 17 gradë celsius. Në zonat malore gjatë kësaj jave do jenë në 2-3 gradë. Kemi temperatura që nuk janë normale për stinën. Nuk do kemi reshje, por n disa momente vranësira. në javën e dytë të janarit do kemi vranësira. Java e tretë e janarit parashikohet të sjellë rënie të temperaturave, motin që duhet të jetë dimri. Reshjet e borës do jenë prezentë nga java e dytë e janarit, duke nisur nga data 9, por 900 metra nga niveli i detit, në zonat malore”, tha Osmani.