Reshjet e borës, rrugët ku shoferët duhet të përdorin zinxhirë

217
Sigal

Reshjet e dëborës kanë përfshirë vendin tonë dhe po punohet për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se vijon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Përdorimi i zinxhirëve sugjerohet për segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik në rrugën e Dardhës, për shkak të temperaturave të ulëta.

Ndërsa drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që udhëtojnë gjatë natës, i sugjerohet që të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.