Përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan, nuk ka të lënduar

631
Sigal

Kanë qenë momente paniku për një familje, ato kur makina e tyre është përfshirë nga flakët në rrugën Tiranë-Elbasan.

Makina ka marrë flakë këtë pasdite në ecje e sipas.

Sipas gazetës Mapo, në makinën me targa AA 686 ST, udhëtonte një familje e re.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrëfikës për shuarjen e flakëve.

Përfshirja e makinës në flakë ka sjellë edhe radhë të gjata automjetesh në rrugë.

Dyshimet e para janë se zjarri në makinë ka ndodhur për shkak të një defekti.

ImageImage