Temperatura të ulta dhe reshje shiu? Ja parashikimi i motit për ditën e sotme 7 gusht 2020

351
Sigal

Ditën e sotme do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se pasditen e sotme do të ketë shira të përkohshëm në zonat veriore dhe jug-juglindje të vendit. Gjatë mbrëmjes do të ketë një mot të kthjellët. Ndërkohë, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë.

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në territorin shqiptar. Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave lokale duke rrezikuar shira të përkohshëm në zonat veriore dhe jug-juglindje të vendit. Mbrëmja rikthen kushtet e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë.