“Trump është turpi i njerzimit…”, përse asnjë reagim?

697
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

Shënim:

Në fushatën elektorale të vitit 2016, Edi Rama, me një “qartësi” të frikshme ka deklaruar se
Donald Trump është turpi i civilizimit dhe ju ka bërë thirrje amerikanëve të mos e votojnë…

Në 2016 në Shqipëri drejtues i ambasadëssë SHBA në Tiranë ishte Donald Lu dhe s’pati asnjë reagim, natyrisht kjo është e drejta e tij…

Dje ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shprehu habinë e saj sepse pa një flamur amerikan në “manifestimin” e qytetarëve të Tiranës, natyrisht kjo është e drejta e saj…

Pyetja që shtrojnë qytetarët e ndershëm shqiptarë që e konsiderojnë SHBA partnerin kryesor strategjik është: A është e lejueshme që një kryeministër i një vëndi partner të ndërhyjë në punët e brëndshme të SHBA dhe më konkretisht tu bëjë thirrje votuesve amerikanëve të mos votojnë kandidatin presidencial që rezultoi fitues?

Qytetarët shqiptarë po ashtu habiten përse nuk pati në 2016 një reagim nga administrata
e SHBA apo ambasada e SHBA në Tiranë për këtë ndërhyrje në punët e brëndshme të vëndit më demokratik në botë?

Pas ndërhyrjes së djeshme të zonjës së nderuar Yuri Kim shtrohet kjo pyetje: A është ajo në dijeni të kësaj deklarate ofenduese për Trump dhe a e konsideron ajo thirrjen që amerikanët të mos e votojnë Trump si President të SHBA një ndërhyrje në punët e brëndshme?

Kjo përgjigje do të jepte mundësi të vlerësohej edhe më qartësisht nga shqiptarët habia e djeshme…