‘Rama ik’ po i afrohet zyrave të Ramës në Bulevard, çfarë po ndodh në këto momente në rrugët e Tiranës

548
Sigal

Ka filluar pak më parë marshimi i demokratëve dhe të qytetarëve nga degët e Partisë Demokratike në Tiranë, në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku do ti bashkohen protestës së madhe të Opozitës që do të nisë në orën 18,30 përballë zyrave të Ramës.

Siç shikohet edhe nga pamjet, protestuesit me pankartat “Rama ik”, me flamujt kombëtarë dhe të Partisë Demokratike, po i afrohen Bulevardit.

Ku siç shikohet në duar mbajnë edhe tymyese të zeza.

Kjo e sotmja pritet të jetë protesta më e madhe që ka mbajtu opozita që nga nga 16 shkurti, koha kur dogji mandatet.

© SYRI.net