Temperatura ekstreme, ja sa do të shënojë termometri këtë fundjavë…

592
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi sot se edhe pse Europa është përfshirë nga një valë ekstreme të nxehti, kjo valë nuk ka depërtuar mbi vendin tonë.

Territori ka qenë në një zonë të ndërmjetme mdis një qendre të presionit të ulët e pozicionuar në Lindje të Ballkanit dhe një qendre të presionit të lartë të pozicionuar në pjesën Perëndimore të Europës.

Kjo zonë e ndërmjetme ka frenuar depërtimin e këtyre masave ajrore të nxehta mbi vendin tone, duke sjellë erë veriore hera-herës e vrullshme kryesisht në Veri e qendër të vendit.

Fundjava do të na rezervojë mot të qendrueshëm dhe një rënie të temperaturave si ditën e shtunë dhe ditën e diel ku termometri nuk pritet ti kalojë 35°C në zonat e ulëta.