Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Mina Çaushi

580
Sigal

Fshehur në pyll

 

Të iki nga rrëmuja si rrufeja,
të fshihem në pyll, nëpër grackat,
lutem më shpejt të bjer nata,
si lepur të iki me të katra,
ca kohë mos t’më gjej askush,
sepse pylli, me ajër të mbush.
Të ngushëllon si askush,
aty do gjej shoqëri,
ca fryte të egra qershi.
të iki ?!:

– Po nuk iki dot’, pa mirë!

**

Malli për fshatin tim

Më merr malli për opingat,
si dikur t’i vesh fëmijë,
pastaj rrugëve të fshatit,
të vrapoj, si djalë i ri.

Ikën lan shtëpitë rrënuar,
s’ka traktor që të buçasë,
që nga gjumi të na zgjojë
si dikur nëpër ugar.

Shkoj e vij në fshatin tim,
më dhemb shpirti dhe e vuaj,
kur e shoh të rraskapitur,
kur e shoh të rrënuar.

Tym e flakë kur shikoj,
në oxhak diku përtej,
qenka kthyer, një ndër ne,
qenka kthyer, po për Besë.

Oh, sa mirë që filloi Jeta,
ku dikur vetëm e lamë,
them, sa mirë, qenka kujtuar!
Qenka kthyer në Vatan!

Shkoj me vrap dhe e takoj,
thotë:- Bujrëm, që në oborr,
thotë: Bujrëm, mirë se ke ardh’!
Un’ kam ardhur apo Ti?!

Hajde futu në shtëpi,
po për zotin, thotë:- Jam kthyer,
për këtë vend për këtë ugar,
një dit zoti do më falë,
që e lash, që e kam sharë,
se vatani kurrë s’ka faj!
Urime kush u kthye!.

**