Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi: Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri
Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, ka reaguar pas njoftimit nga Komisioni i Venecias, se do dërgojë një delegacion në Tiranë për ngërçin e krijuar në Kushtetuese. Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi shprehet se Venecia është gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri. “Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!”, shkruan zëdhënësi i Presidentit. Dje Komisioni i Venecias konfirmoi ardhjen në Tiranë dhe është shprehur se në fillim të shkurtit do takohen me palët.




















